Hezbollahu njoftoi mëngjesin e të mërkurës për vdekjen e një komandanti disa orë pasi ushtria izraelite tha se e ka vrarë atë në një sulm në periferitë jugore të Bejrutit, për të cilat autoritetet libaneze thanë se lanë gjashtë persona të vdekur.
Përmes një deklarate grupi konfirmoi vdekjen e “komandantit Ibrahim Mohammed Kobeissi”, i cili “u martirizua në rrugën për në Jerusalem”, shprehja që Hezbollahu përdor për t’iu referuar luftëtarëve të vrarë nga forcat izraelite./UBTNews/