Pesë raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit të enjten mes tensioneve në rritje midis Hezbollahut dhe Tel Avivit, sipas mediave izraelite.
Kanali izraelit 12 tha se katër raketa u hodhën në vendbanimin Shtula pranë kufijve me Libanin me një raketë që goditi një shtëpi.
Një raketë kundër armaturës goditi gjithashtu një shtëpi në vendbanimin Menara, duke shkaktuar dëme, tha transmetuesi. Nuk raportohet për të lënduar nga gjuajtja me raketë.
Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut mes një shkëmbimi sulmesh pothuajse të përditshme./AA