Akademiku Sulltan Barakat thotë se strategjia e përshkallëzimit të luftës së Izraelit për të penguar Hezbollahun do të ketë efektin “e kundërt”.
“Izraeli ka arritur në një fazë me Hezbollahun ku ky i fundit ka një zgjedhje që është të hedhë gjithçka që ka në Izrael”, tha Barakat, profesor i politikave publike në Universitetin Hamad Bin Khalifa në Katar.
Barakat tha se edhe pse grupi i armatosur libanez ende nuk ka përdorur plotësisht të gjithë forcën e tij, Izraeli ka qenë në gjendje të “identifikojë atë që ka”.
“Në dekadat e fundit, Izraeli kishte përshtypjen se Hezbollahu ka raketa me rreze të gjatë veprimi, si dhe vullnetin dhe aftësinë për t’i përdorur ato. Javët e fundit kanë treguar se Hezbollahu mund t’i ketë, por nuk e ka dorën e lirë t’i përdorë si të dojë. Ai është i kufizuar brenda dhe ndërkombëtarisht nga aleatët e Libanit dhe më e rëndësishmja nga Irani”, shtoi ai./UBTNews/