Një kanal televiziv shtetëror rus ka nisur një sulm të ashpër ndaj liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe pretendon se një hetim mbi rebelimin e tij është ende aktiv.
TV Rossiya-1 transmetoi një video që tregon bastisjen në shtëpinë e Prigozhinit në Shën Petersburg, siç rrëfeu gazetari Eduard Petrov.
Imazhet treguan kuti me para, shufra ari dhe një sërë sendesh të tjera luksoze në shtëpinë e tij.
Hetimet penale për të gjithë luftëtarët rebelë të Wagner, përfshirë Prigozhin, thuhet se u mbyllën në një marrëveshje të bërë me Vladimir Putin. Megjithatë, transmetuesi i programit pohoi të kundërtën.
“Askush nuk planifikoi ta mbyllë këtë rast. Hetimi është në vazhdim”, tha z. Petrov./UBTNews/