Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë që nga pushtimi rus, disa retorika të transmetuara nga mediat ruse mund të përbëjnë nxitje për gjenocid.
Duke folur para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kreu i ekipit hulumtues, Erik Mose ngriti shqetësim për “dyshimet rreth gjenocidit në Ukrainë”, duke paralajmëruar se “retorika që po transmetohet në mediat shtetërore ruse dhe media të tjera mund të nxisë gjenocid”.
Ai thotë se ekipi i tij “po vazhdon hetimet në çështje të tilla”./UBTNews/