UBT News

Herzog takohet me zyrtarët e TikTok-ut derisa Izraeli akuzon platformën për qëndrim pro-palestinez

Zyra e presidentit izraelit njoftoi se presidenti izraelit, Isaac Herzog u takua me zyrtarë të lartë nga gjiganti TikTok në Jerusalem, ku mes tjerash temë diskutimi ishte rritja e antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj izraelitëve.

Takimi erdhi pas disa muajsh akuza si nga Izraeli ashtu edhe nga ligjvënësit amerikan se TikTok po lejon publikimin e videove pro-palestineze.

Në dhjetor të vitit 2023, gjiganti i rrjeteve sociale Meta u akuzua se censuroi sistematikisht zërat pro-palestinës gjatë luftës së Gazës, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW).

Raporti thotë se Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, ka hequr ose shtypur qindra postime pro-palestineze për shkak të politikave të gabuara të moderimit të përmbajtjes, zbatimit të dobët dhe “ndikimit të panevojshëm të qeverisë”./UBTNews/

Exit mobile version