UBT News

“Heroi i Ukrainës” u vra në betejën pranë Bakhmutit

Një rekrut ukrainas të cilit iu dha titulli “Hero i Ukrainës” u vra në betejën pranë Bakhmutit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Dmytro Kotsiubailo, i cili e mori atë titull gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, vdiq pranë qytetit ku po zhvillohet një betejë intensive për muaj të tërë.

Zelensky tha se Kotsiubailo ka luftuar për Ukrainën që nga viti 2014, dhe është “një nga ata, historia personale, karakteri dhe guximi i të cilit janë bërë përgjithmonë historia, karakteri dhe guximi i Ukrainës”.

Sipas Zelenskyt, ai ishte heroi më i ri në moshë. Ishte vetëm 27 vjeç./UBTNews/

Exit mobile version