UBT News

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës, gjashtë prej tyre morën trajtim mjekësor

Disa nxënës të shkollës së mesme të ulët “7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar gjatë ditës së hënë në një lokal në afërsi të shkollës.

Gjashtë prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Policia e Rajonit të Pejës menjëherë ka marrë veprimet e duhura dhe ka intervistuar drejtorin e shkollës.

Gashi ka bërë të ditur se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit lidhur me rastin, i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë hetimin e rastit.

Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës të Shkollës së Mesme të Ulët “7 Shtatori” në Vitomiricë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në afërsi të shkollës. Policia menjëherë ka marrë veprimet dhe është intervistuar drejtori i shkollës i cili deklaron se diku në orët e paradites disa nxënës dyshohet se janë helmuar, gjashtë prej tyre janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë me hetimin e rastit, ende nuk është cilësuar vepra si helmim’’, tha Gashi.

Kjo ngjarje sipas hulumtimeve të prokurorisë dhe policisë së vendit ende nuk është cilësuar si helmim./KP

Exit mobile version