UBT News

Helium Network, një rrjet blockchain për Internetin e Gjërave (IoT)

Projekti synon të krijojë një rrjet global të qëndrueshëm dhe të decentralizuar i cili mbështet pajisjet IoT.

Lançuar në Korrik të 2019-ës, Helium është një rrjet i shpërndarë pikash aksesi wireless me distancë të madhe. Ky rrjet ka për qëllim krijimin e një rrjeti blockchain për Internetin e Gjërave (IoT) dhe krijuar të ashtuquajturin “Rrjeti i Njerëzve.”

Projekti synon të krijojë një rrjet global të qëndrueshëm dhe të decentralizuar i cili mbështet pajisjet IoT. Rrjetet publike Wi-Fi apo celulare ofrojnë një strukturë mbështetëse për IoT por problemi me ta është çmimi dhe disponueshmëria.

Helium ka nënshkruar marrëveshje me biznese në agrikulturë, sektorin mjedisor, kujdesin ndaj kafshëve, gjurmimin e aseteve e shumë të tjera. Ndërsa ky rrjet partnerësh rritet, shërbimi bëhet më i fuqishëm dhe tu shërbejë përdoruesve.

Komuniteti mban në funksion hostpote si backbone i rrjetit. Mesatarisht ato mbulojnë 200 herë më shumë hapësirë krahasuar me Wi-Fi. Ata që ofrojnë mbulim wireless të qëndrueshëm dhe të pastër shpërblehen me kriptomonedhën Helium.

Hotspotet vendosen duke blerë një pajisje gërmimi nga uebsajti i Helium. Secila prej tyre testohet nga Helium për të parë nëse janë funksionale. Përdoruesit mund të blejnë gërmues për ambiente të brendshme dhe të jashtme ndërsa çmimi mesatar i tyre është rreth 400 dollarë.

Shpërblimi ndryshon sipas numrit të përdoruesve që mund të lidhen në këto hospote. Së fundi rrjeti Helium ka filluar të implementojë hostpotet 5G krahas atyre Wi-Fi.

Në rastin e Wi-Fi nuk është e njëjta gjë. Konkretisht është Long-Fi për shkak të sinjalit radio që ka shtrirje më të madhe dhe ku lidhen pajisje me konsum të ulët energjie si gjurmues, sensorë fermash, gjurmues të nivelit të ujit, kamera etj.

Këto janë vetëm shembuj që pajisjeve që mund të përdorin lidhjen Long-Fi ofruar nga pajisjet e gërmimit të Helium.

Si fitohet përmes rrjetit Helium?

Janë disa mënyra por po rreshtojmë 5 prej tyre:

  1. Kur dikush dërgon informacion mbi rrjetin Long-Fi duke përdorur hotspotin tuaj
  2. Kur një pajisje mining nis një sfidë PoC (Prof of Coverage)
  3. Kur pajisja juaj merr pjesë në një sfidë PoC
  4. Kur pajisjua juaj dëshmon sfidën PoC në hapësirën tuaj
  5. Duke ju bashkuar një grupi konsensusi, një grup hotspotesh të përzgjedhura që krijojnë blloqe në blockchain

Këto jonë forma pasive të fitimit në Helium. Njerëzit mund të fitojnë nga 1.7 deri në 260 dollarë në ditë në varësi të popullsisë së rajonit ku jetojnë apo nëse ka gërmues të tjerë pranë tyre.

Helium ofron edhe një hartë të mbulimit me këto hotspote.

Helium ka një portofol që e ofron përmes aplikacioni ku mund të mbani, dërgoni ose shisni kriptomonedhat Helium. /PCWorld Albanian

Exit mobile version