Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë fati i projektit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndër shqiptar.
Minisri Aliu ka treguar si po realizohen projektet infrastrukturore për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projektin për Bujanoc, dhe rrugën tjetër për Pejë.
Ndërsa, ai thotë se projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e shndërron Kosovën në një vend kryesor të transitit dhe një pikë shpërndarëse të mallrave.
“Kosova përmes linjës Durrës-Prishtinë bëhet pjesë e një rrjeti regjional, aktualisht është jashtë korridoreve. Pra, të gjithë transporti i mallrave për gjithë regjionin, qoftë në drejtim të porteve, qoftë nga portat në drejtim të regjionit arrin të bëhet përmes Kosovës. Kjo e shndërron Kosovën në një vend kryesor transitit dhe një hap apo një pik shpërndarëse të mallrave, kjo krijon mandej mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të zonave ekonomike rreth përqark kësaj zone të shpërndarjes së mallrave”, thotë Aliu.
Ministri Aliu shprehet se janë duke punuar të përfundojë çështja e fizibilitettit në mënyrë që të realizohet sa më shpejtë projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
“Nuk kam prit që aq shpejtë do të mund të ketë rritje të interesimit. Pra, nëse para tre vitesh nuk është folë fare për këtë punë, tash është bërë temë e çdo paneli, lidhja hekurudhore e Prishtinës me Durrësin me gjithë regjionin. Nuk është çështja e financave atë që ne si ministri do e shtymë, ne do të merrem me fizibilitetin dhe projektin që ta kemi sa më shpejtë të kemi të realizuar”, shton Aliu.
Ndërsa, tregon edhe për projektet infrastrukturore që janë duke u kryer në nivel vendi, atë për Llap, Dukagjin dhe Luginë.
“Do të fillojmë shpejtë edhe autostradën për Bujanoc që na lidhë tek korridori i Dheut, rruga e Podujevës po shkon mirë, rruga drejt Pejës po ashtu po shkon mirë. Kjo do të na krijojë mundësi që ne të kyçemi dhe Kosova të behet vend transit, njëjtë edhe me hekurudha, por kryesorja është uji. Kosova ka shumë pak ujë, kemi arrit të bëjmë me sukses pesë plane të fizibilitetit, dy prej tyre janë në fazën e projekteve, dizajnëve, do të fillojmë me projektet e shpronësimit për to, do të fillon realizimi e që këto pesë projektet e para, duhet të shoqërohen shumë shpejtë nga pesë fizibilitete tjera që mendojmë t’i bëjmë vitin e ardhshëm. Në projektin me Bankën Botërore e kemi komplet hartën, masterplanin e digave për vendin tonë, që duhet të jemi tepër shumë të kujdesshëm të shfrytëzimin e resurseve ujore që kemi, se pse Kosova ka resurse tepër të limituara ujore, ne kemi tepër pak ujë”, thotë ai.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se po punohet për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës për opsionet më të mira. Ndërsa, ka shtuar se janë duke pritur studimin e fizibilitetit.