UBT News

Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?

Përveçse është një “bartës i oksigjenit” nëpërmjet gjakut që ushqen të gjitha indet dhe organet, hekuri furnizon trupin me energji dhe përmirëson funksionet e trurit.

Sa është e sigurt marrja njëkohësisht e hekurit dhe vitaminës C flet mjaft fakti që këto dy elemente esenciale në organizëm konsiderohen “një çift i mirë”.

Prej kohësh është konsideruar se ndihmon ky “çiftim” i vitaminës C me hekurin në trup për të përthithur më mirë hekurin që të jetë i mjaftueshëm.

Pse hekuri është një mineral i rëndësishëm?

Hekuri është një nga përbërësit më të rëndësishëm të gjakut dhe organizmi nuk mund të funksionojë siç duhet pa të. Hekuri luan role thelbësore në trup. Ai është pjesë përbërëse e hemoglobinës, e cila lidh transporton oksigjenin drejt indeve, është element kyç në furnizimin me oksigjen të zemrës, trurit e mëlçisë.

Përveçse “bartës i oksigjenit”, hekuri ndihmon në furnizimin me energji dhe përmirëson funksionet e trurit. Kur nuk arrin të përfitojë mjaftueshëm hekur nga ushqimet që e përmbajnë, shtimi i vitaminës C në dietë mund të përmirësojë ndjeshëm përthithjen e tij.

Si ndihmon vitamina C në përthithjen më të mirë të hekurit?

Shumë ushqime përmbajnë hekur, por ekzistojnë dy lloje:

• Hekuri heme, i cili përthithet më lehtë nga trupi dhe gjendet në ushqimet me origjinë shtazore si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit.
• Hekuri non-heme, që gjendet në ushqimet me bazë bimore. Ushqime si fasulet apo spinaqi përmbajnë hekur non-heme, por disa përbërës natyralë të bimëve e bëjnë këtë hekur më pak të përthithshëm nga trupi.

Nutricionistët theksojnë se vitamina C mund të ndihmojë ndjeshëm në përthithjen e hekurit non-heme.

Si të kombinojmë hekurin me vitaminën C?

Trupi i njeriut, e ka të vështirë të përthithë hekurin në mënyrë efektive. Ekspertët këshillojnë që ushqimet e pasura me hekur të shoqërohen me ato që përmbajnë vitaminë C. Marrja e tyre në të njëjtin vakt rrit përthithshmërinë (biodisponueshmërinë) e hekurit, duke e bërë organizmin të përthithë më shumë.

A rekomandohet marrja e hekurit dhe vitaminës C për personat me anemi?

Studimet sugjerojnë se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë për personat me anemi nga mungesa e hekurit. Njerëzit me anemi nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për vitaminë C shtesë kur marrin suplemente orale hekuri, edhe pse kjo ka qenë praktikë e zakonshme për vite me radhë.

Çfarë tregoi studimi?

Në një provë klinike të rastësishme, 440 të rritur me anemi nga mungesa e hekurit u ndanë në dy grupe:

• Grupi i parë mori 100 mg hekur + 200 mg vitaminë C çdo 8 orë për 3 muaj.
• Grupi i dytë mori vetëm 100 mg hekur (pa vitaminë C), me të njëjtin ritëm.

Pas disa muajve, rezultatet e analizave të gjakut treguan se nuk kishte dallim në rritjen e nivelit të hemoglobinës apo në rikuperimin e depozitave të hekurit midis dy grupeve. Kjo sugjeron se shtimi i vitaminës C nuk ka ndonjë përfitim të dukshëm në përthithjen e hekurit te personat me anemi.

Cilat ushqime janë të pasura me vitaminë C?

• Agrumet (portokall, limon, mandarina)
• Perimet (lakra, lulelakra, brokoli, kale, rrepa)
• Specat e kuq
• Dredhëzat
• Domatja
• Patatja e bardhë

Burime bimore hekuri për veganët dhe vegetarianët

Personat që nuk konsumojnë mish (sidomos veganët dhe vegetarianët) janë më të rrezikuar nga mungesa e hekurit.

Ata duhet të mbështeten në burime bimore si:

• Thjerrëzat;
• Qiqrat;
• Tofu;
• Fasulet;
• Perimet me gjethe jeshile të errët.

A është mirë të merren bashkë hekuri dhe vitamina C?

Përveçse është transportuesi i oksigjenit në gjak, hekuri furnizon trupin me energji dhe përmirëson funksionin e trurit. Marrja e vitaminës C me hekurin është konsideruar për një kohë të gjatë si një kombinim i dobishëm, një “çift i mirë” për organizmin. Studimet vënë në dyshim domosdoshmërinë e këtij kombinimi për njerëzit me anemi. Megjithëse nuk është i dëmshëm, nuk është i domosdoshëm për përthithjen efektive të hekurit në trajtimin e mungesës së tij.

Exit mobile version