UBT News

Hedhja e koktej molotovi në drejtim të veturës së policisë në Leposaviq, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kujdestar, është inicuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi që me datë 15 qershor, të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë.

Rasti kishte ndodhur më 15 qershor, rreth orës 18:00, në Leposaviq dhe është në procedurë hetimore.

Exit mobile version