UBT News

HBO Max vjen në Evropë

HBO Max po vjen në Evropë. Në Qershor shërbimi streaming u bë i disponueshëm jashtë Shteteve të Bashkuara kur u zgjerua në 39 vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Kompania që ka në pronësi platformën, WarnerMedia, tha se HBO Max vjen në Evropë më 26 Tetor fillimisht në 6 vende: Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, Spanjë dhe Andorrë.

14 vende të tjera Evropiane do të kenë akses vitin e ardhshën: Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

WarnerMedia po planifikon të zgjerohet në më shumë territore në 2022 por nuk dha detaje. HBO Max ofron dy plane: Standard dhe Mobile çmimet në Evropë do të variojnë sipas rajoneve. /PCWorld Albanian

Exit mobile version