Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.
Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 34 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në këtë komunë.
“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.
Numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358./UBTNews