UBT News

Haziri prit në takim një delegacion të KFOR-it italian

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim një delegacion të KFOR-it italian, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.

Haziri pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR-it italian për vizitën, e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Ndërkaq, në emër të delegacionit të KFOR-it italian, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVID-19.

“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVID-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larja e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiamo./UBTNews

Exit mobile version