Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po mban në terr informativ partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.
Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Haziri tha se nuk e kanë parë draftin, por vetëm kanë diskutuar në terma të përgjithshëm në lidhje me atë. Ai nënvizoi se Kosova nuk duhet të humbas këtë momentum për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.