UBT News

Haziri: LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falenderuar qytetarët për besimin që treguan duke votuar LDK-në.

Ai ka treguar se LDK-ja në zgjedhjet e fundit është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje, krejt kjo sipas tij falë punës dhe projektit të tyre.

“Në raport me zgjedhjet e fundit, LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje. 7611 vota janë shndërruar në 15159 vota. Falë besimit, punës e projektit që e kemi të përbashkët për vendlindjen tonë. Një falenderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë. Kjo është një shenjë e mirë për qytetin tonë dhe për të ardhmen e përbashkët, që më shumë se kurrë i besohet familjes së madhe politike të LDK-së, duke e bërë atë dukshëm partinë më të madhe”, shkroi Haziri në Facebook.

Exit mobile version