UBT News

Haziri: Këtë javë kemi numër më të vogël të të infektuarve në Gjilan, por nuk domethënë që është ulur rreziku

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ditëve të fundit kjo komunë ka numër më të vogël të të infektuarve me COVID-19, por ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

“Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 po angazhohet cdo ditë në vlerësim ditor dhe në parandalim të përhapjes së virusit. Këtë javë kemi numër më të vogël të të infektuarve dhe numër më të madh të të shëruarve, por nuk do të thotë që është ul rreziku i infeksionit. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i bartin maskat në rrugë dhe në ambiente publike, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale”, ka thënë Haziri në konferencën për media të së premtes.

“Gjendja e përgjithshme e Gjilanit me COVID-19 është si vijon: Nga 6 mijë e 469 teste, 2 mijë e 497 persona kanë rezultuar pozitivë, 2 mijë e 16 të shëruar, 409 raste aktive, 72 të vdekur, 77 në hospitalizim dhe 186 mostra në pritje”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version