UBT News

Haziri: Kemi numër më të madh të të shëruarve dhe ulje të infeksionit në Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri njoftoi se javën e fundit në Gjilan ka numër më të madh të të shëruarve dhe ulje të infeksionit.

I pari i kësaj komune njoftoi se aktualisht janë 199 raste aktive me COVID-19.

“Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në luftë kundër COVID-19. Vetëm duke i respektuar masat, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës mes nesh dhe pastrimin e duarve, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Haziri.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë testuar 7 mijë e 570 mostra, 3 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 2 mijë e 710 persona janë shëruar, 199 raste janë aktive, 91 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, 47 janë në hospitalizim dhe 43 mostra janë në pritje të rezultatit./UBTNews

Exit mobile version