UBT News

Haziri: Është koha që Osmani të kthehet në LDK

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të kthehet në LDK dhe të jap kontributin e saj në këtë parti.

Në një konferencë për media pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar partie, Haziri tha se nuk e ka parë asnjëherë Osmanin jashtë LDK-së.

“Detyrimisht kurrë s’e kam parë Osmanin jashtë LDK-së. Ka qenë vullnet i saj. Nuk ka mundur askush me prevendu politikisht”, deklaroi ai mes tjerash./UBTNews

Exit mobile version