Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur sot se Qendra Rajonale e Shëndetit Publik së shumë shpejt do ta ketë laboratorin për teste PCR.
Haziri e bëri publik lajmin pas takimit që zhvilloi në Gjilan me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Ministrin Zemaj e njoftova në detaje për gjendjen që po përballemi me virusin COVID-19 në Gjilan, për hapat rreth parandalimit të përhapjes së virusit. Së bashku pamë nga afër punën e madhe që po bëhet në Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik. Lajmi i mirë është që po përgatitemi ta pranojmë laboratorin për PCR dhe do të fillojmë t’i testojmë të gjitha rastet në QRSHP”, tha Haziri./UBTNews