UBT News

Haziri: Dy shkolla në Gjilan janë prekur nga infeksioni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njoftoi se në Gjilan dy shkolla janë prekur nga infeksioni, njëra publike dhe tjetra private.

I pari i Gjilanit njoftoi se shkollat vazhdojnë të jenë të hapura.

“Në të dy rastet, një arsimtar është bartës i infeksionit. Ne jemi duke e bërë hulumtimin e fundit për këtë. Shkollat vazhdojnë të jenë të hapura dhe nuk ka vend për shqetësim. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të vazhdojnë t’i bartin maskat”, ka shtuar Haziri./UBTNews

Exit mobile version