UBT News

Brenda 48 orëve, tre qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me COVID-19

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri njoftoi se brenda 48 orëve kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19.

“Fatkeqësisht 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 48 orëve. Ky është alarm i madh për të gjithë për kujdes të shtuar. Virusi nuk bartet ndryshe pos në kontakte të drejtpërdrejta. Distancohuni nga ndejat e pas darkës, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas takimit të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga 7 mijë e 151 mostra, 2 mijë e 828 persona kanë rezultuar pozitivë në komunën e Gjilanit, 2 mijë e 395 janë shëruar, 85 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19, 349 janë raste aktive, 53 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje./UBTNews

Exit mobile version