UBT News

Aktualisht janë 501 raste aktive në Gjilan

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 501 raste aktive me COVID-19, ndërkaq janë kryer afro 7 mijë teste që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë.

Kështu deklaroi i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa njoftoi se po përgatiten ta pranojnë laboratorin për PCR dhe do të fillojnë t’i testojnë të gjitha rastet në QRSHP.

“Ministrin Zemaj e njoftova, po ashtu, se në kuadër të QKMF’së, ekipet tona po realizojnë deri në 85 vizita në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve për trajtim kundër virusit. Jemi në finalzim të Spitalit të Qytetit, i cila do të finalizohet me mjetet e punës dhe me zhvendosjen e ekipeve mjekësore përballë Spitalit të Përgjithshëm, që është një lidhshmëri fizike dhe komunikim mes dy institucioneve kryesore shëndetësore, jo vetëm në kohë pandemie. Me këtë ne po e përmbyllim ciklin e investimeve të mëdha në shëndetësinë primare”, shkroi Haziri në Facebook./UBTNews

Exit mobile version