UBT News

Haziri: Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar edhe njëherë kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Në Facebook, Haziri shkroi se LDK-ja është standard e shkollë politike. Ai u zotua se do t’i qëndrojë prapa gjithmonë Abdixhikut.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version