Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Haki Abazi për pretendimet e fshehjes së mostrave të vdekjes së Astrit Deharit.
Në një prononcim para mediave, Haxhiu ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë këto pretendime të Abazit dhe të ftohet si dëshmitar.
“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm”, ka thënë ajo.
E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi
“Këtë pyetje duhet të ia bëni deputetit Abazi. Mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe”, deklaroi ajo tutje.