UBT News

Haxhiu thotë se disa deputetë të pozitës janë deklaruar pro tërheqjes së 30% nga Trusti

Më 22 shtator është proceduar në Qeveri Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe kanë mbetur edhe tri javë kur ekzekutivi duhet të kthejë përgjigje për lejimin ose jo të tërheqjes së një pjese të mjeteve.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, iniciues i kësaj iniciative, tha se Qeveria duhet që të marrë vendim pro tërheqjes duke marrë për bazë humbjet e Trusti për 7 muaj që kalojnë mbi 1 milion euro.

Tutje ai tha se ka disa reagime të deputetëve të mazhorancës të cilët janë deklaruar pro tërheqjes së 30% të Trustit.

“Javën e kaluar me datën 22 shtator është proceduar në Qeveri. Qeveria ka 30 ditë kohë të japë mendimin e saj për këtë projektligj sepse është e njohur me problematikën dhe me faktin që Trusti ka humbur 1 milion euro për 7 muaj. Ne kemi pare disa reagime të deputetëve të mazhorancës që janë deklaruar pro tërheqjes së trustit sepse qytetarët është më mirë të marrin disa nga mbetjet e tyre nga kursimet e tyre. Po shpresojmë që pas iniciativës së qytetarëve tani më të zhveshën nga petku politik deputetët e mazhorancës dhe të votojnë pro interesave të qytetarëve për Trustin”, deklaroi ai.

Deputeti Haxhiu tha se do të jetë zhgënjim i madh nëse mazhoranca nuk e voton Trustin.

“Do të jetë zhgënjim i madh për qytetarët dhe do të jetë humbje e madhe e mjeteve të Trustit. Është absurde se si të lejohet humbja e Trustit në tregjet ndërkombëtare”, tha Haxhiu.

Exit mobile version