Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të martën do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vettingun.
Sipas saj, reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, raporton Ekonomia Online.
“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”.
“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, është një reformë e rëndësishme që bashkërisht duhet të flasim dhe mbështesim dhe nesër finalizohet drafti i parë i konceptit dokumentin për sistemin e vettingut”.