Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu informoi sot se nënshkroi vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Ajo u bëri thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre.
Haxhiu shtoi se si ministre e Drejtësisë është zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe se çdo vendim i saj do të jetë në linjë me këtë parim.
“Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre. Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje”, shkroi Haxhiu në Facebook.