UBT News

Haxhiu: Situata me pandeminë vazhdon të jetë shqetësuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu vlerëson se situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese.

Në Facebook ai shkroi se përkundër faktit që javën e fundit Qeveria është duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.

“Qeveria duhet të spjegojë përse me datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste. Derisa MSH ka proklamuar se janë siguruar edhe 7 aparatura për teste RT PCR, shto këtu edhe testet e laboratorëve privat, atëherë përse ky numër i vogël testimeve, përse po ndodhin këto manipulime me testime pas 9 muaj pandemi e 10 muaj testime për COVID-19, përse nuk po shfrytezohen të gjitha kapacitete për më shumë testime?!”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Haxhiu më tej theksoi se dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve. Si dhe vlerëson masat kufizuese të Qeverisë s’prodhuan efekt.

“Masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefekteshme. Nga data 11.11.2020 deri me sot janë 23 517 raste pozitive të cilat u regjistruan prej se Qeveria vendosi masat e reja kufizuese, pra kemi një rritje të madhe te numrit te rasteve pozitive. Nga data 11.11.2020 deri më sot janë shënuar 48% e të gjitha rasteve pozitive qe nga fillimi i pandemisë COVID-19. Kjo shifer e lartë do të duhej të ishte shqetësuese pë Qeverinë e cila nuk ka bërë asnjë veprim apo rishqyrtim te masave kufizues te cilat u treguan paefekt në përmirësim të situatës pandemitke”, shkroi ai më tej./UBTNews

Posted by Bekim Haxhiu on Monday, December 21, 2020

Exit mobile version