UBT News

Haxhiu: Qytetarët me të drejtë të shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas verifikimit të listave për deputetë. 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore kanë problem me ligjin. 

Haxhiu ka shkruar në Facebook se Albin Kurti gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit.

“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”, shkroi ajo./UBTNews

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë…

Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, January 20, 2021

Exit mobile version