UBT News

Haxhiu pyet se çfarë ka ndodhur me testet Covid-19 të pranuara nga Serbia, Vitia thotë se do të asgjësohen

Deputeti u PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me 1000 testet për Covid-19 të pranuara nga Serbia. Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ato nuk janë përdorur dhe shumë shpejt do të asgjësohen.

“Serbia u paraqit para botës si vend human. Pasi ato teste nuk janë shpenzuar ku janë ato a janë larguar, a do të ja ktheni Serbisë”, ka pyetur ai.

Ndërsa ministri Vitia ka thënë se ato ruhen dhe nuk janë përdoruar asnjëherë.

“Ato do të trajtohet si të gjitha barnat pa afat. Do të asgjësohen në momentin e parë”, është përgjigjur ai.

Exit mobile version