UBT News

​Haxhiu për vrasjen në Sinidoll: Ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murseli në Sinidoll të Prishtinës, duke thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Liridona Murseli është vrarë nën rrethana ende të pasqaruara mirë dhe se lidhur me rastin janë dy persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj.

Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Exit mobile version