Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murseli në Sinidoll të Prishtinës, duke thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Liridona Murseli është vrarë nën rrethana ende të pasqaruara mirë dhe se lidhur me rastin janë dy persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj.
Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se kriminelët do të përballen me drejtësinë.