Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, shpreson në reflektimin e opozitës, pasi dështoi të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë.
”Kuvendi duhet të konstituohet. Shpresoj në reflektimin e opozitës“, ka thënë Haxhiu shkurtimisht para gazetarëve.
Ndryshe sot për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme, ku në votim e sotëm, 54 deputetë votuan në favor të Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshëm