Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se janë të përkushtuar për zbatimin e obligimeve në raport me agjendën evropiane.
Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, pa prezencën e deputetëve opozitarë, Haxhiu tha se nga 12 zotime që kanë pasur këtë vit, pesë prej tyre janë zbatuar deri tash.
Haxhiu tha se pas procesit të vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Ndërkohë, foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se pas zgjedhjeve në Francë do të vazhdojnë dialogun për t’i bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë largimin e regjimit të vizave.