Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim apo zhbllokim të situatës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, opozita nuk ka shfaqur asnjë qëndrim të ri që do të mundësonte përparim në procesin parlamentar.
“Nuk kam parë ndonjë qëndrim ndryshe nga opozita, prandaj edhe sot do të jetë situata e njëjtë, fatkeqësisht,” tha Haxhiu.