UBT News

Haxhiu: Norvegjia i largoi nga përdorimi, Vitia i pranoi donacion vaksinat COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar të ketë më shumë përgjegjësi në çështjen e vaksinimit ndaj Covid-19.

Ai apeloi tek qytetarët që të kenë më shumë kujdes kur vie tek aplikimi i dozave të vaksinës, për shkak të raportimeve të skadencës, duke iu referuar pranimit nga Ministri Arben Vitia, të vaksinave AstraZeneca si donacion nga Norvegjia, përcjell klankosova.tv.

”Tani 16 muaj po përballemi me pandeminë Covid-19, dhe këtu një punë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë, ka bërë stafi shëndetësor”.

”Vaksinat AstraZeneca u pranuan me shumë vonesë nga Qeveria e Kosovës. Në bazë të raportimeve, thuhet se këtyre vaksnave afati i skadencës iu kalon në qershor dhe korrik. Bazuar në vendimin e EMA-s, shumë vende të BE-së kanë larguar përdorimin e AstraZeneca për përdorim nën moshën 60 vjeç”.

”Pra, Norvegjia i largoi nga përodrimi, Ministri Vitia i pranoi ato vaksina. Pra për të mbrojtur shëndetin e tyre, kërkoj tek qytetarët që para vaksinimit të shiqojnë mirë vendimin e OBSH-së dhe rregullatorëve të barnave, çdo vaksinë e prodhuar me procedurë emergjente, afatin e përdorimit”.

Exit mobile version