Ministrja e Drejtërisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media deklaroi se njëri nga tre serbët e arrestuar ditën e shtunë në Prishtinë, ka komunikime të shumta me Rusinë dhe sipas saj është individ i inteligjencës serbe.
Haxhiu theksoi se serbët që blenë emblema të UÇK-së mund të cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.
“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, shtoi ministrja e Drejtësisë.
Kërkesa e Haxhiut ishte që institucionet e vendit gjatë kësaj periudhe të kenë bashkëpunim dhe jo injorim të rreziqeve të mundshme./UBTNews/