Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme për kryekuvendare në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit.
Haxhiu në konferencë për media pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën politike, ftoi partitë që deri tani ishin në opozitë të reflektojnë dhe të zgjidhin ngërçin në Kuvend.
Sipas saj, votimi i fshehtë nuk është anti-kushtetutes dhe kjo vërtetohet edhe pas aktgjykimit të kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit- zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.
Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00,