UBT News

​Haxhiu: Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kurtit mos ta refuzojë kërkesën e tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që të marrë dëshminë e kryeministrit, Albin Kurti lidhur me rastin e rezervave shtetërore duhet t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit të kryeministrit Kurti dhe tri datave që tashmë janë në dispozicion.

Haxhiu tha se kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.

Këto komente e para e drejtësisë kosovare i bëri gjatë një konference për media që e zhvilloi bashkë me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me fokus në punën dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtësinë tranzicionale dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim, përkundrazi siç e keni parë kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti i kryeministri i ka propozuar tri data se kur mund të realizohet kjo kërkesë bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, dhe tashmë gjatë kësaj jave kanë mbetur dy data që kabineti i kryeministrit i ka propozuar Prokurorisë Speciale. Nuk ka asnjë arsye që prokurorët, të cilët thuhet se janë të interesuar që të marrin dëshminë e kryeministrit Kurti për rezervat shtetërore, nuk ka asnjë arsyen që ata të të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesës së kryeministrit për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri Kurti. Nuk është diçka e pazakontë, nuk është diçka e paligjshme, prandaj nëse Prokuroria Speciale është e interesuar që ta marrë dëshminë e kryeministrit, lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kabinetit Kurti. Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën tonë, për ta bllokuar punën tonë, për ta dëmtuar LVV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë”, thotë ajo.

Sa i takon asaj nëse institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë për ekstradimin e kryeterroristi, Milan Radojçiq, ministrja Haxhiu tha sevendosja e Radojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike për arrestim të përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Kosovë.

Tashmë kryeterroristi Rajdoçiciq është në listën e INTERPOL-it, nuk kishte mundur me qenë në listë të INTERPOL-it, pa pas kërkesë, natyrisht që po. Por, është e rëndësishme që të bëhet trysni ndaj Serbisë që të dorëzoj kryeterroristin Milan Radojçiq. Ministria e Drejtësisë së bashku me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sa i përket dorëzimit të tyre në territorin e Kosovës. Vendosja e Radojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike për arrestim të përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Kosovë”, thotë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hachiu thotë se është e qartë që prapa dy sulmeve në veri, atij në Banjskë dhe së fundmi në Iber-Lepencë, qëndron Serbia.

Sipas saj, Kosova nuk ka çka të fsheh, por Serbia po jep informacion të pasakta me qëllim që të heqë përgjegjësinë për dy sulmet terroriste në Kosovës.

Edhe sulmi terrorist në Banjskë edhe në Iber-Lepencë është e qartë që ka të bëjë me ndërmarrje të madhe kriminale të organizuar me shumë armatim, me shumë trajnime që bëhen në Serbi dhe pas tyre është Serbia dhe është e qartë që kjo të kuptohet sa i përket organizatave që mund të na ndihmojnë ne kemi shprehur gatishmërinë që mund të na ndihmoj edhe FBI edhe në vendet tona partnere që të dihet hapur që Serbia qëndron prapa kësaj. Kosova nuk ka çka të fsheh as për Banjskën dhe as për Iber-Lepencin por është e qartë që Serbia tenton që të jap informacion të pasakta dhe të heq përgjegjësinë e saj mbi dy sulme terroriste në Kosovës”, thotë ajo.

Ministrja Haxhiu duke mos thënë detaje për padinë për gjenocid kundër Serbisë, tha se po punojnë në këtë drejtim.

Ekipe të ngushta me ekspertë të fushës kanë qenë të angazhuar në këtë drejtim. Procesi është konfidencial ju kërkoj ndjesë që nuk mund të jap më shumë informacione sepse është i klasifikuar. Sigurisht që do të donim të njoftonim opinionin publik përmes jush për veprimet që i kemi ndërmarrë, por duke qenë se është proces i klasifikuar nuk më lejohet ligjërisht të jap më shumë informacione. Por që është në agjendën tonë, po punojmë me ekspert të çështjes të huaj e po ashtu vendor dhe besojmë për një kohë jo të gjatë do të kemi si me thënë veprime konkrete në kuptim të adresimit të përgjegjësive që i kemi”, tha ajo.

Sa i takon rikthimit të artefakteve nga Serbia në Kosovë, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se nuk ka dilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Kosovës.

Ato janë të Kosovës, pra nuk ka asnjë dilemë që ato i takojnë koleksionit publik muzeal të Kosovës. Angazhimi ynë ka qenë i rregullt në raport me organizatat ndërkombëtare të specializuara në çështje të trashëgimisë kulturore për t’i sensibilizuara ato dhe për të kërkuar veprim edhe këto organizata”, thotë Çeku.

Exit mobile version