UBT News

Haxhiu mirëpret vendimin e për dënimin me 10 vjet burgim të Vukotiqit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me 10 vite burgim të serbit Zoran Vukotiq, për dhunimin e një shqiptarje gjatë luftës.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend./UBTNews

Exit mobile version