Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride.
Këto komente ajo i bëri duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve, rreth publikimit të komunikimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq dhe të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ur, Nagip Krasniqi.
Madje për Mihalin tha se ajo është aktivitet e hershme e partisë dhe se e çmon atë.
“Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet VV-së”.
“Dejona është bashkëpunëtore e jona një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, u tha ajo gazetarëve pasi morri pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës (QKMRT).