UBT News

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Exit mobile version