Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje në lidhje me komentet që kjo parti i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Haxhiu në konferencë për media të mërkurën, tha se Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, transmeton KosovaPress.
“Shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë nuk e kanë të drejtën e vetos për formimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.
Rrjedhimisht, Haxhiu kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e paparanueshme./D.B/KP