Në seancën e sotme plenare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën se nëse e gjejnë vetëm një fjali në raportin për vendin ku thuhet se ka pasur ndërhyrje politike, atëherë ajo është e gatshme të jep dorëheqje nga pozita e saj.
Ministrja Haxhiu tha po ashtu se nuk ka ministra, as kryeministër e as deputetë që e thërret në telefon ndonjë gjyqtarë ose prokuror për ta zgjidhur ndonjë lëndë në sistemin e drejtësisë.
“Sa i përket raportit për vendin, për herë të parë që duhet ta pranoni se në Raportin (e Komisionit Evropian) për vendin nuk përmenden ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë. Gjeni vetëm një fjali që thotë: “ndërhyrjet politike”, dhe unë jam e gatshme të jap dorëheqje. Aty përmenden interferimet, por jo politike sikurse në të kaluarën. Sepse nuk ka ministra, nuk ka kryeministër, nuk ka deputet që e thërret qytetarin e prokurorin në telefon për me zgjidhur një lëndë ose qysh me mbyll syrin për një lëndë”, theksoi ajo.