Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, e cila ka thënë se në Kosovë nuk ka femicid. Sipas Haxhiut, në Kosovë ka femicid dhe mohimi i tij i inkurajon kriminelët.
Ministrja ka thënë se mendësia e Musliut është mendësie e PDK-së e cila nuk ka bërë asgjë për ta luftuar dhunën ndaj grave.