UBT News

Haxhiu i PDK-së: Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel sesa në QKUK

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në debatin e sotëm parlamentar për gjendjen me COVID-19 deklaroi se pandemia s’është prioritet i kësaj Qeverie.

Sipas tij, Qeveritë Kurti dhe Hoti më shumë janë marrë me shkarkime, sesa me menaxhimin e pandemisë.

“Qeveritë Kurti e Hoti më shumë u morën me shkarkime, sesa me menaxhimin e pandemisë. MSH-ja ka mbetur e vetme në luftën e pandemisë. Pandemia s’është prioritet i Qeverisë. Avdullah Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel sesa në QKUK”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version