Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se më 14 shkurt do të jetë fitorja e madhe e Vetëvendosjes, ndërsa u shpreh se Qeveria Kurti II do të jetë e pashmangshme.
Në Facebook, Haxhiu shkroi se mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje është dyfishuar.
“Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews
Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e…
Posted by Albulena Haxhiu on Thursday, January 7, 2021