Për tre vitet e ardhshme, është paraparë zbatimi i 182 veprimeve specifike që përmban Plani e të cilat rrjedhin nga identifikimi i problemeve e sfidave, dhe nevojave konkrete të Ministrisë së Drejtësisë.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se përmes Planit Zhvillimor Strategjik synohen rezultate konkrete të Ministrisë së Drejtësisë si: ngritje e kapaciteteve profesionale, digjitalizimi i Ministrisë, ngritje e efikasitetit të agjencive ekzekutive të MD-së si dhe Ministri afër publikut.
“Plani si i tillë, është hartuar me kujdesin e duhur profesional, duke përfshirë identifikimin e problemeve dhe sfidave qoftë nga ekspertiza e jashtme e ofruar për Ministrinë përmes raporteve dhe analizave të ndryshme, por gjithashtu edhe të dhënave e propozimeve nga burimet e brendshme përmes takimeve dhe konsultimeve relevante”, ka thënë Haxhiu.
‘Sapo nënshkrova Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë 2023 – 2025. Për tre vitet e ardhshme, është paraparë zbatimi i 182 veprimeve specifike që përmban Plani e të cilat rrjedhin nga identifikimi i problemeve e sfidave, dhe nevojave konkrete të Ministrisë së Drejtësisë. Përmes Planit Zhvillimor Strategjik synohen rezultate konkrete të Ministrisë së Drejtësisë si: ngritje e kapaciteteve profesionale, digjitalizimi i Ministrisë, ngritje e efikasitetit të agjencive ekzekutive të MD-së si dhe Ministri afër publikut. Plani si i tillë, është hartuar me kujdesin e duhur profesional, duke përfshirë identifikimin e problemeve dhe sfidave qoftë nga ekspertiza e jashtme e ofruar për Ministrinë përmes raporteve dhe analizave të ndryshme, por gjithashtu edhe të dhënave e propozimeve nga burimet e brendshme përmes takimeve dhe konsultimeve relevante. I falënderoj ekipin profesional për angazhimin dhe punën e palodhshme si dhe për përkushtimin e tyre në finalizimin e Planit”, ka shkruar Haxhiu.